14 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Polici lëndon vetën për ta shpëtuar nga vetëvrasja një grua në Fushë Kosovë

Për fat të mirë një grua është shpëtuar nga Policia e Kosovës pa kryer vetëvrasje në banesën e saj në Fushë Kosovë, transmeton Gazeta Metro.


Rreth orës 12:40 gjatë ditës së sotme policia ka ndërhyrë në banesën e gruas nga Fushë Kosova dhe ka shpëtuar pa kryer vetëvrasje.

Deri tek informata, Policia ka ardhur posi burri ka raportuar se bashkëshortja e tij nuk po lajmërohet në telefon dhe as nuk po e hapë derën e banesës.

Me këtë rast polici i cili i ka shpëtuar gruan nga vetëvrasja ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Në Fushë Kosovë, një person mashkull ka lajmëruar Policinë e Kosovës se gruaja e tij qe dy ditë nuk lajmërohet në telefon dhe nuk e hapë as derën e banesës. Policia menjëherë ka reaguar duke dalë në vendin e ngjarjes dhe me asistencë edhe nga njësiti i zjarrfikësve kanë arrit të qasen në lokacion (banesë), ku me atë rast kanë hasur me personin e gjinisë femërore, e cila mbante një copë xhami në dorë, dhe e njëjta poashtu ka kërcënuar se nëse dikush i afrohet ajo do të bëjë vetëvrasje”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, sipas Hoxhës, zyrtari policor, “falë shkathtësive të tij profesionale ka arrit të parandalojë më të keqen duke ia hequr copëzën e xhamit nga dora, megjithëse gjatë këtij intervenimi zyrtari policor ka marrë disa lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim te menjëhershëm mjekësor”../gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT