Friday, January 21, 2022
LAJME

Polici dyshohet se rrahu një të mitur me aftësi të kufizuara, suspendohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është suspenduar zyrtari policor i cili së bashku me djalin e tij kanë rrahur një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

Në njoftimin e Policisë theksohet se ndaj zyrtarit policor R.M janë marrë të gjitha procedurat e parapara ligjore dhe hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Policia e Kosovës lidhur me shkrimin e publikuar në portalin Indeksonline të titulluar ”Polici bashkë me djalë e rrahin një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik”, njofton opinionin e gjerë se ndaj të njëjtit zyrtar (Rr. M.), stacioni policor në Kaqanik me kohë ka iniciuar procedurat e parapara ligjore, si dhe sipas kompetencës ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës. Vlen të potencohet se bazuar në Udhëzimin Administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, me datë 01.12.2021, zyrtari policor është suspenduar, përderisa hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar nga IPK-ja”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, media lokale kanë raportuar sot se një pjesëtar i Policisë së Kosovës bashkë me djalin e tij, e kanë rrahur fizikisht një të mitur në Kaçanik, i cili është me aftësi të kufizuara. Rasti dyshohet se ka ndodhur para një jave. /Reporteri.net/