Një person është arrestuar mesditën e djeshme në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali mësojnë se i dyshuari ishte gjobitur për kundërvajtje në trafik, fakt me të cilin nuk ishte pajtuar dhe kishte penguar policët.
Në krejt këtë ngjarje është përfshirë edhe babait i tij dhe persona të tjerë.
Policia i ka arrestuar edhe ata, por i ka liruar pas intervistimit. Teksa në mbajtje ka mbetur vetëm i dyshuari kryesor. /Gazeta Sinjali/



