28 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Policët i dalin në mbështetje të profesorit nga Vushtrria

Mbështetje e madhe në rrjete sociale po i jepet profesorit nga Vushtrria, Lulëzim Paci, i cili u bë viral pasi publikoi në TikTok disa video duke vallëzuar.

Pas kësaj video ishte deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani ajo e cila e kritikoi profesorin, e kjo gjë bëri që reagimet nga figura të njohura të ishin të shumta, gjithmonë duke mbrojtur profesorin nga Vushtrria.


Tani mbështetje për Lulëzim Pacin është treguar edhe nga ish-komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video ku shihen pjesëtarë të policisë duke vallëzuar.

“Në përkrahje të prof. Lulzim Pacit, shkojmë me një valle shqiptare! Të paqim Prof”, ka shkruar Gjokaj në postimin e bërë.

VIDEO

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT