4.9 C
Mitrovice
E shtunë, 11 Prill, 2026

Policët e Kosovës “zhgënjehen” pasi shohin rrogat e tyre që iu dolën sot

Gjatë ditës së sotme, shumë zyrtarë policorë kanë marrë rrogën. Por, duket se shifra që e kanë parë nëpër xhirollogaritë e tyre bankare i ka lënë të pakënaqur. Ligji i Pagave, duket se nuk ishte aq i mirë për ta aq sa për kategori tjera. Çka ndodhi?

Një zyrtar policor me inicialet G. N. ka shkruar në Facebook se “(kjo është rroga) më e vogël deri tash që e kam marrë prej që punoj në Polici qe tri vjet.” derisa shpehte zemërimin e tij.

Nacionale nuk ka arritur që të verifikojë pretendimet e policit G.N. por pyeti menjëherë për shqetësimet e zyrtarëve tjerë policorë, kryetarin e sindikatës së tyre z. Imer Zeqiri.


Ai u shpreh se po ashtu kishte marrë shqetësime nga kolegët me të cilët kishte folur, dhe se problemi ishte te shtesa e rrezikshmërisë që sipas tij ishte hequr.

“Janë edhe disa kolegë që po më shkruajnë, e që po më thonë se rrezikshmëria është hequr. Pakënaqësia është definitivisht shumë e madhe, dhe për këtë gjë kemi shprehur pakënaqësinë tonë edhe më herët,” – i tha Nacionales ai.

Rrezikshmëria

Ai më tej u shpreh se një gjë të tillë do ta konfirmonte gjatë ditës së nesërme kur do të dilte lista e pagave që janë dorëzuar sot në xhirollogaritë e policëve tanë.

Zeqiri u shpreh se Qeveria e Kosovës duhej të jepte shpjegime se çka kishte ndodhur me shtesën e rrezikshmërisë.

“Rrezikshmërinë mund ta heqin, por jo edhe rrezikun ndaj policit,” – tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT