8.2 C
Mitrovice
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Po përgatiten disa skenarë për zgjedhjet serbe: Uniforma ushtarake të blera në Prishtinë po dërgohen në veri të Kosovës

Gazetari Ermal Panduri ka thënë se disa persona anë duke blerë uniforma ushtrie në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe të njëjtat janë duke u dërguar në veri të Kosovës. Ai ka thënë se po përgatiten disa skenarë për zgjedhjet serbe në veri.

Njohësit e çështjeve të sigurisë janë shprehur se kriza në Ukrainë do të ketë ndikim edhe në Ballkan, rrjedhimisht në Kosovë.


Drejtuesi i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri shkon edhe më tej duke thënë se në bazë të disa informacioneve nga shërbime informative mësohet se janë duke u blerë uniforma ushtarake në Prishtinë, e që të njëjtat po dërgohen në veri të Mitrovicës.

“Disa persona janë duke blerë uniforma ushtrie në njërin nga lokalet e Prishtinës dhe të njëjtat janë duke u dërguar në veri të Kosovës”, deklaroi Panduri.

Panduri duke ju referuar këtyre burimeve thotë se përmes këtyre uniformave serbët do të tentojnë të bëjnë vet sigurimin e qendrave të votimit për zgjedhjet serbe nëse Qeveria e Kosovës ndalon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Ai thotë se tashmë serbët në veri dhe në pjesët tjera të Kosovës ku ka serb po përgatisin të gjithë skenarët e mundshëm.

Më poshtë keni deklaratën e tij. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT