Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar për ofertën e minutave të fundit që i bëri kreu i VV’së, Albin Kurti, të dielën në këmbim të votave për Qeverinë e re.
Ai zbuloi se ditën kur u mbajtë seanca për votimin e Qeverisë, ka zhvilluar një takim 10 minutësh me Kurtin. Limaj tha se Kurti i ka shprehur gatishmëri për ta larguar Dimal Bashën nga Kryetari i Kuvendit dhe për ta përfshirë në ekzekutiv.
“Po e largoj Dimalin, e di se keni pas problem…Nëse ju nuk votoni, unë po e la Dimalin Kryetar Kuvendi pra. Nëse ju nuk jeni të interesuar me votu, s’kam nevojë me largu Dimal Bashën. Atëherë s’po e propozoj në kabinet”, citoi Limaj fjalët që thotë se ia kishte thënë Kurti.
Megjithatë, Kurti e përfshiu edhe emrin e Bashës tek propozimet për kabinetin qeveritar, duke e propozuar për Ministër të Infrastrukturës.
“Dimal Basha duhet me u largu sepse është turp për Kosovën me e pas Kryetar Kuvendi”, shtoi Limaj.
Ai tha se që nga zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës s’kanë pasur kurrfarë komunikimi me Kurtin dhe se janë takuar vetëm të dielën në ambientet e Kuvendit.
Ndryshe, në votimin e së dielës ishin veç 56 vota pro Qeverisë, nga 61 sa nevojiten./Reporteri.net






