Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në një shkollë në Pejë janë rrahur dy të mitura.
Ndërsa kanë njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën në orën 09:45.
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare ishte sulmuar fizikisht gjersa kishte qenë në korridor të shkollës nga e dyshuara e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Si pasojë e rastit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
E dyshuara nuk është takuar për intervistë, ndërsa rasti është duke u hetuar.