12.3 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Pjesëtari i Njësisë Speciale të UÇK-së për Enver Petrovcin: I ka plotësuar kushtet që ta luajë rolin e Millosheviqit

Profesori dhe ndihmëskomnadanti i Njësisë Speciale të UÇK-së në Shalë, Miftar Kurti, ka reaguar ndaj Enver Petrovcit, pas deklaratave për krerët e UÇK-së.

Miftar Kurti ka thënë se aktori ka fyer rëndë të gjithë që i ka përmendur.

“Thonë se Enver Petrovci ka luajtur shumë role. Ka luajtur role në teatër dhe ka luajtur role në film. Thonë se e ka luajtur edhe rolin e Car Llazarit. Para disa ditësh, në një emision televiziv, paska luajtur një “rol” të veçantë, paska luajtur rolin e njeriut me mentalitet të robit.”, ka shkruar profesori Kurti.

Sipas Miftarit, Petrovci i ka plotësuar kushtet që ta luajë rolin e tij jetësor, rolin e Millosheviqit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT