17 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Pjesëtarët e FSK-së i shpëtojnë jetën një qytetari të aksidentuar

Sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor,  ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës.  Intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës. FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT