Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që të pezullojë grevën, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj tha se pezullimi i grevës do të vlejë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe se kërkesat e tyre mbetet të njëjta.Ai madje ka bërë thirrje që Qeveria t’i realizojë kërkesat a tyre.
Përderisa të premten SBAShK-u përmes një postimi në Facebook ka treguar se pro pezullimit të përkohshëm të grevës, më së largu deri në janar 2023, janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.
“Qeveria dhe opinioni le ta dijë se greva nuk po mbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023. Bazuar në vullnetin e deklaruar të anëtarësisë edhe pse duhet të jem i sinqertë, rezultatet e deklarimeve u pa se janë me diferencë jo shumë të madhe. Nëse i marrim pro pezullimit dhe kundër pezullimit. Kjo është fryma demokratike në sindikatat tona. Uroj që kjo kohë të shfrytëzohet nga qeveria për dialog të mirëfilltë sepse janari i vitit 2023 vjen shpejtë por nuk është mirë të ndodhin prap greva si kjo e tanishmja”, tha Jasharaj.