4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Petkoviqi e sulmon Kurtin: Krizat e fundit në veri të Kosovës, në prag të tragjedisë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se krizat e fundit në veri të Kosovës “ishin në prag të një tragjedie të rëndë”.

Petkoviq e lidh këtë me ardhjen në pushtet të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Është shtuar numri i incidenteve të drejtuara kundër serbëve, sepse retorika antiserbe dhe aktivitetet antiserbe të autoriteteve të Prishtinës janë intensifikuar”, ka thënë ai, duke shtuar se “është i gjithi plan i Kurtit që të krijojë kriza me paramendim për të fituar disa poena politikë”.



Petkoviq, duke i përsëritur fjalët e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, tha se KFOR-i është i obliguar “ta mbrojë popullin serb në përputhje me Rezolutën 1244”.

“Nëse ata nuk duan, ka nga ata që duan. Ky është viti 2021 dhe sot Serbia është shtet i pavarur, sovran, i cili po forcohet çdo ditë, në të gjitha fushat. Ne nuk do të lejojmë dhe nuk mund të tolerojmë poshtërime dhe sulme fizike të drejtuara kundër popullit serb”, tha Petkoviq në një intervistë për Telegrafin serb.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT