22.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Petkoviq fyen Osmanin: Po rren si qen, s’ka pajtim për dinarin

Kryenegociatori serb Petar Petkovic si zyrtar i qeverisë serbe vendosi të përdorë këtë lloj retorike ofenduese në luftën diplomatike para takimit të nesërm me kryenegociatorin Besnik Bislimi të martën në Bruksel.

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, në X i bëri dy postime si reagim ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që tha se ka pajtim të pjesshëm rreth propozimit amerikan për zgjidhjen e krizës së dinarit. Të parin në anglisht ‘i mbushur plot me rrena’ i dyti në serbisht, ku fshihet dashakeqja e fyerja pas një shprehje popullore serbe siç shkruan.

“Siç do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani po rren si qen! Asnjë pajtim për dinarin nuk është arritur, e ata që janë të mëdhenj e fuqishëm e vetmja gjë që po bëjnë është që popullit serb në Kosovë e Metohi t’ua imponojnë zgjidhjet”.

Në një vijë me qëndrimin e shefit të tij, presidentit serb Aleksandar Vucic, kryenegociatori shtoi në këtë shkrim edhe viktimizimin dhe ankesën se Serbisë po i imponohen zgjidhjet duke i vënë para aktit të kryer që nuk do të pranohet më.

Vucic të hënën dhe të diel¡hn u deklarua rreth çështjes së dinarit dhe dialogut në përgjithësi poashtu, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshim të qasjes zyrtare ndaj procesit të dialogut pasi janë të zhgënjyer nga mashtrimet e imponimet. Ai ka shtuar se nuk presin asgjë nga takimi i nesërm në Bruksel mes e ekipit të kryenegociatorëve./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT