17.3 C
Mitrovice
E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Përvjetori i VV-së, Bekë Berisha: “Me kall guma si për 1 maj, emancipim me i ra tullë policit n’kry”

Përfaqësuesit e VV-së, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, sonte janë paraqitur në RTK – në prag të përvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është nesër.

Teksa në kanalin tjetër T7, autori i Pressing, Leonard Kërquki, ka ironizuar në studio nëse me këtë rast duhet “me qitë pishën, apo me shtru iftar”. E këtu ndëhyri deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ishte mysafir dhe filloi me komente si:

“Me kall guma për 1 Maj dhe me këqyr zjarrin”, tha Berisha.

“Emancipuese t’u ja hi tullë policit në kry”, komentoi tutje Berisha.

Ndryshe, në RTK, Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se kjo lëvizje ka sjellë një qytetari aktive dhe ndikim të thellë në politikën e vendit.

“Po ta shohim në retrospektivë gjithë punën e LV-së dhe të aktivistëve, është një punë jashtëzakonisht e madhe, me vështirësi, sakrifica dhe suksese. Ia ka vlejtur të jemi pjesë e një lëvizjeje emancipuese”, tha Sveçla.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT