Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Kanadanë dhe Turqinë për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, duke thënë se me anë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët në vendet përkatëse nuk do të kenë nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera për vozitje, shkruan lajmi.net.
“Kjo nismë tregon gatishmërinë të dy shteteve për marrëveshje. Aktualisht qytetarët tanë në Kanada iu nënshtrohen provimeve nënshtruese për t’u pajisur me patentshoferë. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, nuk do t’i nënshtrohet këtyre procedurave”, ka thënë Kurti.
“Kam nderin t’ju prezantoj para jush nismën për njohjen reciproke të patentshoferëve mes Kosovës dhe Kanadasë. Nëse poseduesit e patentshoferëve iu është dhënë lejeqëndrim në shtetin e palës kontraktuese, atëherë të dy palët do t’i njohin patentshoferët pa pasë nevojë t’i nënshtrohen procedurave të tjera”, ka thënë në anën tjetër ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
E njëjta marrëveshje do të zbatohet edhe me Turqinë, sipas krerëve qeveritarë. /Lajmi.net/