16.3 C
Mitrovice
E martë, 19 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Përveç dënimit me burg, Jevtiqit i sekuestrohet edhe pasuria: 2 milionë dinarë serb, 10 mijë euro e 500 franga

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dalë me njoftim lidhur me dënimin që shqiptoi sot ndaj togerit të Policisë së Kosovës, Bojan Jevtiq, lidhur me akuzën për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje.

Përveç dënimit me 6 vjet burg për spiunazh të kryer në vazhdimësi dhe 2 mijë eurove gjobë për armëmbajtje pa leje, Gjykata ka vendosur edhe për konfiskimin e armëve, sendeve të sekuestruara dhe pasurisë së sekuestruar, përkatësisht shumës prej 2 milionë dinarë serbë, 500 franga zvicerane dhe 10,220 euro.

Shuma prej 3,217 euro, i është kthyer të akuzuarit, pasi është arsyetuar si pasuri e ligjshme.

“Koha e kaluar në paraburgim, duke filluar nga data 17.07.2025, i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim, ndërsa masa e paraburgimit i është vazhduar deri në përfundimin e mbajtjes së dënimit”, thuhet në njoftim.

Ndaj Jevtiq është është shqiptuar edhe dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 5 vitesh, i cili do të zbatohet pas mbajtjes së dënimit me burgim.

“Lidhur me shpenzimet e procedurës penale i akuzuari B.J. urdhërohet që në emër të shpenzimeve të procedurës gjyqësorë të paguajë paushallin gjyqësor në shumë prej 100€ (njëqind euro), ndërsa për programin për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej 100.00€ (njëqind euro), e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftim. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, brenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT