26.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Personi që e përdhosi flamurin e Kosovës në shesh, po intervistohet nga policia

Është arrestuar qytetari nga Tirana, i cili sot përdhosi flamurin e Kosovës, kinse në emër të bashkimit kombëtar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se ai është duke u intervistuar.

“Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast”, tha ajo për Gazeta Express.

Ndërkaq sot tiranasi ka shkelur me këmbë flamurin e Kosovës në sheshin e Prishtinës, ndërsa kur u pyet nga një kalimtar se pse po e bën një gjë të tillë, ai tha se është për bashkim kombëtar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT