Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë hequr bordin e Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale (MAPL) në Zubin-Potok, shkruan Gazeta Metro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ky rast ka ndodhur me datën 31 janar.
Ndërsa, rasti është raportuar nga ankuesja femër dhe po hetohet për veprën penale “dëmtimi ose shkatërrimi i pronës”.
Theksojmëse para disa ditësh, tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës” u vendos në objektin e Qendrës për Punë Sociale dhe në Stacionin e Zjarrfikësve në Zubin Potok.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Zubin Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”./gazetametro.net