Mbyllja e një pjese të kampit të Njësive Speciale në Bair të Mitrovicës, ka ngjallur tensione edhe në mes institucioneve.
Sipas burimeve jozyrtare, është raportuar për një përplasje ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas një inspektimi të zhvilluar në Kampin Belvedere të Njësisë Speciale në Mitrovicë.
Me insistimin e Ministrisë së Shëndetësisë, inspektorët shëndetësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe, pas kontrollit, kanë vendosur mbylljen e disa pjesëve të kampit për shkak të kushteve të papërshtatshme.
Sipas informacioneve, inspektimin e guximshëm e kanë kryer inspektorët mitrovicas Genc Kadriu dhe Violeta Rrahmani, të cilët kanë konstatuar kushte të rënda dhe kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të disa hapësirave brenda Kampit Belvedere.
Këta dy inspektorë i bën ballë presioneve politike për ta mbrojtur shëndetin e policëve.




