14.3 C
Mitrovice
E hënë, 5 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Përplasje mes Gjyshincës dhe Beqirit: “Nuk mundesh me vendosë krye në veti”, “Udha e mbarë të koftë”

Një përplasje mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Komisionit për Integrimeve Evropiane, Ismet Beqiri, ka ndodhur pasi VV-ja nuk ka dashur të marrë pjesë në raportimin e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për shkak se nuk kanë marrë asnjë njoftim paraprak se për çfarë do të raportojë ministrja Haradinaj-Stublla.

Anëtarja e këtij Komisioni nga radhët e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, tha se nuk e di pse ministrja e Punëve të Jashtme duhet të raportonte rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

“Nuk e dimë, ne si komision jemi dakorduar, ndërsa nuk jemi dakorduar që ministrja e Jashtme të vijë e të raportojë për çështjen e liberalizimit të vizave. Prandaj duke e parë komplet të panevojshme këtë, ne si VV nuk do të marrim pjesë në këtë raportim”, tha Kryeziu.

Por, kryetari i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se ai nuk e thërret asnjë ministër për të raportuar pa aprovimin e komisionit, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca, i cili derisa ishte në këmbë thoshte se “nuk ka pasur vendim për ta thirrë ministren e Punëve të Jashtme në raportim”.

“Nuk mundesh me vendosë në krye në veti”, i thotë Gjyshinca, raporton Gazeta Express.

Beqiri i thotë se çdo gjë është në rregull, por Gjyshinca ia kthen “Nuk jemi në rregull”.

“Mos kofsh në rregull, shko”, i drejtohet Beqiri, derisa Gjyshinca ia kthen duke thënë “Po, po shkoj”.

“Udha e marë të koftë”, ia kthen Beqiri.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu dhe Gazmend Gjyshinca, janë larguar nga takimi i Komisionit për Integrim Evropian.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT