Një situatë e tensionuar është krijuar sot mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe ministrave të Qeverisë Kurti 2.
Lëshimi i sallës nga deputetët e opozitës bëri që kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, të kërkojë 15 minuta pauzë.
Po situata u tensionua në hyrje të sallës së Kuvendit teksa deputetët po dilnin nga aty.
Është deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ai i cili u përplas me deputetët dhe ministrat e VV-së.
Në video shihet Beqa teksa shtyen fort ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. /Reporteri



