11.5 C
Mitrovice
E enjte, 24 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Përplasen Kajtazi e Ramiqi: Ik atje, ju përgatisni fëmijët për terrorizëm që në shkollë

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, është përplasur verbalisht me oficerin e karrierës, Fuad Ramiqin, ku i pari tha se sot ka xhami të mbushura plot me fëmijë të çerdheve në Prishtinë dhe Gjilan.

Kajtazi tha se kanë dalë publike ku në një xhami para Vitit të Ri, ka pasur ligjërata dhe thirrje të njëjta, sipas tij, sikur në Kaçanik, kundër festimit të Vitit të Ri.

“E ka pranuar zonja që flet aty ‘po, i mësojmë fëmijët sepse kjo nuk është festë e jona’”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.

Ndërsa Ramiqi iu kundërpërgjigj se në aspektin fetar, një nënë fetare nëse e meson që nuk e feston atë festë, s’ka asgjë të keqe.

Kurse sipas Kajtazit, një fëmijë 6-vjeç është dashur të ishte në shkollë apo çerdhe e jo të dëgjonte ligjërata fetare.

“Kështu ju i përgatisni terroristët, prej shkolle. Kështu, terroristët sikur këta, si Lavdim Muhaxherët e ata. Ik atje, mos më lodh”, i tha Kajtazi, Ramiqit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT