28 C
Mitrovice
E enjte, 25 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Përparim Rama ia lë në gjysmë mbindërtimin qytetarit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pas raportimit nga disa banorë për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kanë marrë masat e nevojshme për të ndalë ndërtimin.

Rama ma shkruar në Facebook se ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.

Postimi i tij:

Sot, pas raportimit nga disa banorë të shqetësuar, për një mbindërtim në lagjen Bregu i Diellit, menjëherë kemi ndërmarrë masat e nevojshme për të ndalur ndërtimin.

Inspekcioni ka ndalur punimet e paligjshme, dhe ju siguroj se dënimet për këto raste do të jenë të pa falshme.
Ndërtimet e tilla nuk do të lejohen në asnjë rrethanë.

I inkurajojmë dhe poashtu ftojmë qytetarët që rastet e tilla të raportohen.

TË FUNDIT

TË FUNDIT