5.6 C
Mitrovice
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img

Përmbyllet numërimi i votave në Mitrovicë, a ka balotazh?

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatin e përmbledhur të votave në platformën e tyre elektronike për Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Sipas rezultateve përfundimtare, Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 15,745 vota apo 47,96 për qind të tyre.

Ndërkaq, Arian Tahiri i PDK’së ka marrë 15,629 vota apo 47,60 për qind të tyre.

Zyrtarisht, të dy figurat do të përballen në balotazh më 9 nëntor.

Tek votat me postë, priu Peci me 392 vota, kurse Tahiri mori 236 sosh. /Insajderi.org/

TË FUNDIT

TË FUNDIT