Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohet se janë të përfshirë në një përleshje në Mitrovicë të veriut mbrëmjen e 17 marsit.
Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Të arrestuarit janë M.P – 20 vjeçar, L.K – 22 vjeçar, A.S – 23 vjeçar dhe B.D – 29 vjeçar.
Të njëjtit ndodhen në ndalim për 48 orë.