15.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Përleshje në Mitrovicë me lëndime të rënda, dy persona në mbajtje

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e 15 shtatorit në rrugën “Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ku një mosmarrëveshje në trafik ka eskaluar në përleshje dhe ka përfunduar me lëndime të rënda trupore.

Siç raportohet dy të dyshuarit A.P. dhe N.P. fillimisht kanë goditur me grushte E. D. Më pas, teksa po largoheshin nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre, ata kanë goditur edhe nënën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

E lënduara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, për të qenë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, të dy të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar dhe me vendim të Prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”./Sinjali

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT