22.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Përkrahësit e Trumpit ia zënë pritën autobusit të Bidenit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të shtunën në mbrëmje ka përkrahur veprimet e mbështetësve të tij në Teksas, të cilët rrethuan një autobus të fushatës së Joe Biden.

“Teksas të dua”, shkroi Trump në profilin e tij në Twitter krahas pamjeve të publikuara, ku shihet se autobusi i fushatës së Biden është penguar nga përkrahësit e presidentit aktual Trump.

Dhjetra automjete të tilla rrethuan autobusin e ekipit të Biden ku së pari e ngadalësuan atë dhe më pas u përpoqën ta ndalnin.

Nga autobusi, ata më pas thirrën policinë, e cila ndërhyri dhe shoqëroi autobusin nga zona. Por ekipi i Biden nuk pezulloi ngjarjen e planifikuar në Austin.

“Njerëzit tanë në terren do të vazhdojnë të organizojnë dhe lobojnë për Biden, Kamala Harris dhe Demokratët. Ndërsa mbështetësve të Trump që na kanë shqetësuar sot, ne thjesht po u themi: Shihemi më 3 nëntor”, tha menaxheri i fushatës së Biden në Teksas.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT