6.2 C
Mitrovice
E diel, 8 Mars, 2026

Periskopi: Kurti planifikon nacionalizimin e KEDS’it, hasë në kundërshtimin e prerë nga ministrja e Ekonomisë

Kryeministri Kurti, së bashku me një rreth të ngushtë të Qeverisë, tash e dy muaj po punojnë drejt nacionalizimit të rrjetit të privatizuar të energjisë elektrike KEDS. Plani i tyre i njëanshëm që mund të çojë Kosovën drejt një rreziku ekonomik, nuk po gjen mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar.

Burime mirë të informuara brenda Ministrisë së Ekonomisë, kanë konfirmuar për Periskopin se kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati janë duke planifikuar ta dërgojnë Kosovën në një aventurë që mund t’i kushtojë shumë ekonomisë kosovare, buxhetit të Kosovës si dhe marrëdhënieve bilaterale me Turqinë.

Periskopi tashmë e ka të konfirmuar nga dy burime të ndara se një rreth i ngushtë i Qeverisë së Kosovës, pa koordinim me pjesën tjetër të Qeverisë, që nga shtatori i këtij viti janë duke hulumtuar opsionet për nacionalizimin e rrjetit të privatizuar të rrymës KEDS.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri i Kosovës dhe ministri i Financave kanë biseduar haptaz për këtë ide edhe me disa donatorë, duke kërkuar mjete financiare për të kryer këtë veprim, por kanë gjetur dyert mbyllur nga komuniteti ndërkombëtar.



KEDS është ndërmarrja private e themeluar pas privatizimit të rrjetit të KEK-ut, në një prokurim që ka sjellur shumë akuza nga opozita e atëhershme, e udhëhequr nga Vetëvendosje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur fuqishëm këtë transaksion, për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës të stabilizojë furnizimin e rrymës për ekonomitë familjare. Në Kosovën e pasluftës problemi kyç ishte mungesa e rrymes stabile. Pas privatizimit dhe investimeve, furnizimi është stabilizuar dukshëm, por në periudhën e nënshkrimit, aktivistët e Vetëvendosjes patën sulmuar fizikisht ambasadoren amerikane para Kuvendit të Kosovës, ku planifikohej ceremonia e nënshkrimit.

Kurti kishte mohuar sulmin, gjë që kishte provokuar ambasadoren Jacobson ta botojë fotografinë e dorës ku kishte lëndime fizike.

Sipas burimeve të Periskopit, Kurti dëshiron të përdorë krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve si arsyetim për nacionalizim, që nënkupton blerje të dhunshme të aseteve dhe kthim i KEDS në pronë shtetërore.

Sipas burimeve, ky plan është duke u refuzuar nga ministrja e Ekonomisë e cila ka këshilluar kryeministrin Kurti mos të ndërmarrë hapat që rrezikojnë besueshmërinë e investitorëve në Kosovë. Një veprim i tillë poashtu do të krijonte një rrezik të pashoq për padi dhe arbitrazhë që mund t’i kushtojë Kosovës deri 1 miliard euro.

Sipas burimeve, kompania LIMAK/CALIK, që janë edhe investitorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tashmë kanë alarmuar Ambasadën Turke për këto plane.

Më 2 tetor 2008, Qeveria e Kosovës mori vendim për privatizimin e distribuimit dhe furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve për parakualifikim, më datën 6 prill 2011 shpallën katër kompanitë të cilat kishin aplikuar. Këto ishin Calik Holding dhe Limak Holding të regjistruara në Turqi, Elsewedy Electric e regjistruar në Egjipt, dhe Koncorsiumi TAIB – Yildizlar e regjistruar në Turqi dhe Bahrejn.
Më datën 9 qershor 2012 koncorsiumi Limak-Calik shpallet fitues për privatizimin e KEDS pasi kishte ofruar shumën më të madhe, 26.3 milionë euro. Kjo ofertë ishte 3.5 milionë euro më e madhe sesa oferta e koncorsiumit Elsewedy

TË FUNDIT

TË FUNDIT