Bashkë-kryetari i partisë Guxo, Faton Peci tha se presidentja Vjosa Osmani e nënshkroi dekretin për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të takimit mes Osmanit dhe liderëve të partive politike, Peci, i cili u deklarua i pari për media, tha se pavarësisht insistimit të disa prej palëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për miratimin e Buxhetit, kjo çështje nuk mori mbështetje nga partitë ish-opozitare.
“Nuk kishte dakordim nga shumica e partive politike dhe rrjedhimisht pas mungesës së vullnetit politik nga partitë ish-opozitare, presidentja nuk kishte zgjidhje tjetër përpos që të firmos shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës”, tha Peci.
Peci tha se data e preferuar e mbajtjes së zgjedhjeve, për Guxo-n, është 28 dhjetori.


