-0.9 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Përfundon takimi i Abdixhikut me deputetët, flasin nga LDK-ja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot deputetët e rinj të kësaj partie, për të diskutuar lidhur me konstituimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Takimi i Abdixhikut me deputetët e LDK-së tashmë ka përfunduar, derisa nga kjo parti kanë thënë se bëhej fjalë vetëm për një takim konsultativ lidhur me konstituimin e institucioneve.



“Kryetari Abdixhiku ka mbajtë një takim konsultativ me grupin parlamentar për të diskutuar procesin e seancës së Kuvendit për të hënën. Ai të premten do të jetë në takim me zonjën Osmani dhe Kurti. Ishte takim konsultativ me grupin parlamentar të LDK-së”, u shpreh para gazetarëve, zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.

Më 22 mars do të mbahet seanca konstituive, ndërsa të premten kryetari i ri i LDK-së do të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve të fituesve të zgjedhjeve me partitë tjera për konstituimin e institucioneve.



Kurti tashmë ka siguruar votat për formimin e Qeverisë, ndërsa për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente duhet pjesëmarrja në votim edhe e një partie opozitare. /Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT