Pas mbi dy orësh diskutime, ka përfunduar takimi i kreut të VV-së, Albin Kurti me liderët partiakë për dalje nga ngërçi politik.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se takimi ishte një farsë. Në takim Abdixhiku thotë se qëndrimet e Kurtit nuk kishin ndryshuar edhe pas vendimit të Kushtetueses, shkruan gazeta online Rpeorteri.net.
“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për zgjidhje.Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua. Qëndrimet e Kurtit ishin pak a shumë të njëjta siç kanë qenë deir më tani dhe nuk e respektonin as interpretonin njejtë vendimin e Kushtetueses. Për LDK-në është evidente që përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Ai pranoi që ska shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani. Ato kushtëzime janë që të votohet fshehtë, ose të rrëezohet votimi i fehshtë duke u votuar zonja Haxhiu sërish”, tha Abdixhiku.