-2.3 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Përfundon rinumërimi i votave në QNR

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai ka bërë të ditur se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës. Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

TË FUNDIT

TË FUNDIT