8 C
Mitrovice
E mërkurë, 19 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Përfundon aksioni i Policisë në 21 lokacione të Mitrovicës: Arrestohen 16 persona, 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në rajonet e Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, i cili ka të bëjë me kontrabandën e armëve dhe municionit. Operacioni, i cili tashmë ka përfunduar, është zhvilluar në 21 lokacione, ndërsa janë zbardhur edhe detaje tjera.

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar 16 persona.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit, 13 nga 16 të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky aksion u zhvillua nga njësia e Policisë së Kosovës kundër Krimit të Organizuar.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT