23.4 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Përfundojnë ushtrimet e KFOR-it mbi Urën e Ibrit

Kanë përfunduar ushrimet e ushtarëve të KFOR-it nga Ura e Ibrit pas disa orësh.

Tëvë1 më herët raportoi për shtimin e forcave të KFOR-it, mbi Urën e Ibrit, ku sipas karabinierëve, forcat e shtuara janë si vazhdim i trajnimit të së shtunës.

Kurse edhe ditë më parë janë parë trupa e automjete të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Ndryshe, KFOR-i ka prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.

Qeveria e Kosovës në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Megjithatë, vendet e QUINT-it deklaruan se nuk e mbështesin hapjen për trafik të Urës në këtë moment.

Ndërkohë Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./Tëvë1

TË FUNDIT

TË FUNDIT