3.2 C
Mitrovice
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Përfitimet shëndetësore nga portokalli

Portokalli është një nga frutat më të mirë, që shpesh këshillohet të konsumohet gjatë sezonave gripoze. Portokalli është një frut me ngjyrë të gjallë si vetë emri, i cili ka një shije të ëmbël ose të thartë, në varësi të llojit. Ai gjendet në çdo stinë të vitit, përveç portokallit të kuq, që e gjejmë për një periudhë të shkurtër. Njihet si burimi më i mirë i vitaminës C, një antioksidant shumë i fuqishëm, që mbron qelizat e trupit nga dëmtime të ndryshme.

Vetëm konsumi i një portokalli mesatar siguron sasinë e rekomanduar ditore për vitaminë C tek të rriturit. Ai përmban gjithashtu kompozime të mira për shëndetin që njihen ndryshe si flavanone. Këto fitokimikate mbështesin dhe mbrojnë trupin nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, si dhe kanë përfitime të njohura anti-inflamatore, antivirale dhe antibakteriale. Gjithashtu, portokalli njihet si burim i fibrave, vitaminës B, vitaminës A, kalciumit dhe kaliumit./KlanKosova

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT