18.7 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Perëndimi e përjashton Rusinë nga rrjeti SWIFT

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se BE-ja janë bashkuar njëzëri rreth vendimit për heqjen e Rusisë nga SWIFT.

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën – SWIFT – shërben si ndërmjetës ekzekutues i transaksioneve financiare ndërmjet bankave në mbarë botën, raporton FranceNews24.


Me përjashtimin e Rusisë nga rrjeti SWIFT nënkuptohet se të gjitha asetet e oligarkëve brenda Rusisë do të ngrihen.

Ky është sanksioni më i madh që i është bërë Rusisë që kur përshkallëzoi situata në lindje të Evropës. Ky sanksion erdhi pasi që nga e enjtja Rusia është futur ushtarakisht në Ukrainë dhe po tenton ta pushtojë ish-anëtaren e BRSS-së.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT