13.3 C
Mitrovice
E hënë, 29 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Përdori inteligjencën artificiale për të folur me nënën e ndjerë, gruaja siriane: Ishte e frikshme

Pas vdekjes së nënës së saj, Sirine Malas ishte e dëshpëruar për një rrugëdalje për pikëllimin e saj. Pasi u arratis nga Siria në Gjermani në vitin 2015, ajo lindi një vajzë, Ishtar dhe donte që nëna e saj ta takonte më shumë se çdo gjë. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi.

“Ajo ishte forca kryesore në jetën time. Ajo më mësoi si ta dua veten. Ajo vdiq papritur, pas dështimit të veshkave, në moshën 82-vjeçare. Doja shumë që ajo të takohej me mbesën e saj”, tha Sirine.

Sirine tregon se trishtimi ishte i padurueshëm.

“Kërkova çdo rrugëdalje sepse emocionet po më mbysnin, po më vrisnin. E desha shansin e fundit me të”, shtoi ajo.

Pas katër vjet përpjekjesh për të përpunuar humbjen e saj, Sirine iu drejtua Project December, një mjet i AI që pretendon se simulon të vdekurit.

Përdoruesit plotësojnë një formular të shkurtër në internet me informacione për personin që kanë humbur, duke përfshirë moshën e tyre, marrëdhënien me përdoruesin dhe një citim nga personi. Përdoruesit e interesuar plotësojnë formularët me informacion të detajuar për personin që kanë humbur, duke përfshirë moshën e tyre.

Chatbot mundësohet nga OpenAI GPT2, Inteligjencë Artificiale, e cila gjeneron një profil të të ndjerit bazuar në të dhënat e futura. Modeli është kompletuar mbi bazën e një numri të madh librash, artikujsh dhe tekstesh nga rrjeti global. Në këtë mënyrë, softueri është në gjendje t’u përgjigjet pyetjeve të përdoruesit. Sirine tregon se përvoja ishte rrëqethëse në momente të caktuara.

“Por kur je i dëshpëruar pranon gjithçka. Në një moment, ishte shumë reale. Nga ana tjetër, kishte përgjigje që mund t’i jepte kushdo”, tha ajo.

“Mamaja ime mund të flasë disa fjalë duke më thënë se jam me të vërtetë unë ose është thjesht dikush që pretendon se jam unë – do të mund ta tregoja. Dhe mendoj se ka pasur momente të tilla,” shtoi Sirine.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT