15.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Për tri vite punë, kjo grua e transkriptoi komplet Kur’anin në fije të holla mëndafshi

Një punim i bukur si ky nuk mund të shihet askund.

Artistja 33-vjeçare nga Azerbajxhani, Tünzale Memmedzade, kaloi 3 vite duke e shkruar Kuranin në fije të holla mëndafshi transparent me material të lëngshëm të përbërë nga ari dhe argjendi, transmeton Korrespodenti.

Memmedzade thotë se e filloi këtë iniciativë pasi që Kurani ishte transkriptuar në materiale të ndryshme, por që mungonte transkriptimi i librit të shenjtë të myslimanëve në mëndafsh. Ajo mori versionin zyrtar të Kuranit nga Diyanet (Bashkësia Islame e Turke) dhe e transkriptoi atë komplet në fije të holla mëndafshi me diametër 29 x 33 cm.

Artisti 33-vjeçare e konsideron këtë projekt si kryeveprën e saj. Rezultati final i transkriptimi të Kur’anit, librit të shenjtë të myslimanëve, ka mahnitur shumë artistë nga mbarë bota, që vijnë jo vetëm nga komuniteti myslimanë, por edhe nga ai i ateistëve./Korrespodenti

 

 

 

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT