-1.1 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Për 200 euro borxh, mitrovicasi ia ndërron bravën e derës një personi, nuk e lë të hyjë në banesë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një ankues ka informuar se i dyshuari i ka ndërruar bravën derës së banesës ku ishte duke banuar ankuesi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i njëjti nuk ka lejuar që ai të merr gjësendet e tij me arsyetimin që ankuesi i kishte borxh rreth 200 euro.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.

Lidhur me rastin me vendim të prokurorit të dy personat janë intervistuar, derisa rasti në Polici është cilësuar si “Vetëgjyqësi”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT