2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Pensionistët të pakënaqur me vendimin e Qeverisë: “100 euro janë të pamjaftueshme, fushatë elektorale”

Gjatë ditës së djeshme në një konferenë për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit të gjithë pensionistëve dhe fëmijëve deri në 16 vjeç.

Por, një ndarje e tillë sipas Sherif Kastratit, sekretar i Shoqatës së Pensionistëve nuk është e mjaftueshme.

“Shtresa më e atakuar është shtresa e pensionistëve, menxi që mbijetojmë këtë mbijetesë e bëjmë duke e falenderuar solidaritetin familjar me këtë deshta të them se 1 euro është e mirëseardhur, por edhe 100 euro mirë. Por, kisha preferaur ndaj kësaj qeverie por ndaj çdo qeverie ta bijë ligjin e fondit mbi pensionet, kjo do të ishte zgjedhja. Kjo është një simbolikë, që nuk mjafton, por është e mriëseardhur”, tha ai.

Ndërsa, kritik mbi këtë është edhe kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Prishtinës, Muhamet Qyqalla.

Për Qyqallën kjo ndarje është bërë për fushatë zgjedhore, dhe sipas tij kjo shumë është e pamjaftueshme për shpenzimet që kanë ata.

“Po këto metjet që i ka nda qeveria për pensionistët e Kosovës nuk janë të mjaftueshme, këto janë vetëm për qëllimet e veta, për fushatë zgjedhore i kanë bërë kët, në fund të vitit këto nuk qiten, javën e ardhshme qiten për tërë vitin. Këto mjete nuk janë të mjaftueshme duke pasë parasysh që 100 euro as barna nuk dalin,e le më këto tjerat ku janë, shpenzimet e të tjera. Kshtuqë këto mjete janë vetëm për fushata, kurgjo hiç. Albin Kurti ka premtuar shumë që ka me ju ndihmu pensionistëve, brenda katër viteve ka me pasë rritje të pensionineve, ka me pasë gjithçka të mirë për pensiopnistët, kurgjo nuk ka bë, jo vetëm Albini por asnjë qeveri edhe më herët. Për me bë diçka së pari duhet me bë fontin e pensionistëve invalidorë të punës që kanë kontribuar njerëzit”, u shpreh ai.

Edhe pensionisti Shyqri Bala, e vë në mëdyshje se një gjë e tillë është bërë për çështje votash.

“Nuk është e mjaftueshme, por për momentin bënë sa për disa ilaqe e sene tjera. Më mirë është me i rritë pensionet në bazë, sesa kështu si një llojë lëmoshe po i bjen me qenë, ose mos është për votat”, u shpreh Bala.

E për pensionistin tjetër është lëmoshë.

“Po këto ndarje e 100 eurove që e ka bërë kjo qeveria jonë është lëmoshë, ne nuk kemi nevojë për vitra dhe krejt këto objekte që i vizitoni janë kontribut i punëtorëve, është e jonja e duhet me bë pensionin sikurse e ka rajoni e jo me na dhënë lëmosh, çdo vit ka 100 euro. Kjo është fushatë elektorale, dhe nuk ka nevojë me na nënçmuar me aq sepse kërkush nuk ka mbetë për vitra me na dhënë kjo qeveri”, tha ai për GazetaBlic.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT