Të dielen do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e play-offit të Superligës së Basketbollit mes Pejës dhe Trepçës.
Klubi pejan përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen e dytë finale, shkruan IndeksOnline.
Një biletë për ta parë ndeshjen do të kushtojë 3 euro.
”Dashamirë të basketbollit, ju njoftojmë që biletat për ndeshjen e dytë finale mes KB Peja dhe KB Trepça dalin në shitje nesër nga ora 10:00.
Biletat mund ti bleni në Fan Shop-in e klubit.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kujtojmë që Trepça p[o udhëheq serinë e fitoreve 1-0, pasi të mërkurën fitoi me rezultat 94-86./IndeksOnline/