4.3 C
Mitrovice
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Peci viziton një fermer në Pestovë, premton treg më të qëndrueshëm për produktet vendore

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar fermerin Mentor Ademi në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, i cili ka fituar grantin në vlerë prej 50 mijë euro.

Peci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ademi është një shembull i suksesit në bujqësi me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.

Postimi i tij plotë:

Mentor Ademi nga fshati Pestovë, komuna e Vushtrrisë është një shembull i suksesit në bujqësi, me 27 hektarë patate dhe 15 hektarë grurë.

Me mbështetjen e grantin në vlerë prej 50,000€, ai ka investuar në:

Ventilimin e depos për ruajtjen më të mirë të prodhimeve

Rimorkio

Makineri për mbjelljen e patates

Makineri për bluarjen e barit

Tifon për ujitjen e patates

Frez

Stërpikëse

Përveç mbështetjes me grante, zhvillimi i depove bujqësore që adreson nevojën për ruajtjen e produkteve dhe valorizimin e tyre përmes plasimit të tyre në kohë të përshtatshme do të mbështetet edhe përmes Koncept-Dokumentit për Kooperativa Bujqësore (vullnetare) më pas dhe Ligjit si dhe Ligjit për Tregun e Përbashkët dhe kjo do t’u mundësojë fermerëve:

Ruajtje më të mirë dhe më afatgjatë të prodhimeve

Treg më të organizuar dhe më të qëndrueshëm për produktet vendore.

Për fermerin e Kosovës!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT