14 C
Mitrovice
E shtunë, 14 Mars, 2026

Peci: Kurti e riktheu territorin, në Mitrovicë më çoi për t’u ballafaquar me Serbinë e Rusinë

Kandidati i LVV për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, tha se lideri Albin Kurti ka arritur t’ia rikthejë Kosovës 17 për qind të territorit.

Peci tha se kryeministri e çoi atje pasi që e pa si person adekuat për t’u përballur me ndikimin e Serbisë dhe të Rusisë.

“Prej urës së Iibrit e deri në veri më shumë se 50 kilometra e 17 për qind të territorit të Kosovës Albin Kurti me vendosmëri e patriotizmin e tij të palëkundur dhe me një hero ka arritë që ta rikthejë, e kjo është një fitore e jashtëzakonshme. Kurti ka thënë në Mitrovicë e çojmë Faton Pecin për shkak se është personi më adekuat për me mujt u përball me sfidat e reja që e presin Mitrovicën, rrjedhimisht tek vija ku ballafaqohemi me ndikimin e Serbisë dhe të Rusisë, dhe në pjesën jugore ku është ndikimi i autoriteteve të Kosovës dhe ku unë duhet me pas përkrahjen e Albin Kurtit”, tha Peci.

TË FUNDIT

TË FUNDIT