Ish ambasadori Lulzim Peci në “Click” në RTV21, ka thënë se situata në veri të vendit nuk do të ketë stabilitet, derisa Serbia të shpërballë mbrojtjen civile.
“Besoj që ne nuk do të kemi stabilitet të situatës në veri, derisa Serbia ta shpërballë komplet mbrojtjen civile dhe nën produktin e saj brigadën e veriut, këto janë dy elemente kyqe të një stabiliteteti në veri, grupet e caktuara të serbëve lokal të cilët munden të punojnë drejtë për së drejti për intelengjencën ruse. Ne duhet të llogarisim edhe këtë komponentë që është e mundur. Nëse ndalim e shikojmë krejt këtë armatim, uniforma të cilat janë gjetur edhe me siguri që ka edhe tjera, këto kushtojnë nuk janë para të vogla këto janë të financuara prej dikujt”, tha Peci