Mungesat e shumta të Agim Veliut në seancat e Kuvendit të Kosovës, ka bërë që deputetët të kërkojnë në forma të ndryshme, shkruan Gazeta Metro.
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka ironizuar me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, meqenëse nuk po merr pjesë në seanca.
Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut në vendin ku ulet dhe ka lutur të gjithë ata që e shohin që t’i tregojnë se e ka obligim ligjor të vij e të raportoj.
“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe edhe deputetët e VV’së e kanë kritikuar ashpër Veliun që nuk po merr pjesë në seanca.//gazetametro.net






