PDK sot shënon 24 vjetorin e themelimit, shkruan Mitrovica SOT
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, me rastin e 24 vjetort të themelimit tha se PDK është parti e krijimit të institucioneve, shtetndërtimit dhe projekteve të mëdha.
Postimi:
24 vite PDK!
Parti e dalur nga lufta, parti e shtetformimit, shtetndërtimit, krijimit të institucioneve!
Parti e projekteve të mëdha, parti e rrugëve të ndërtuara, e shkollave të reja, e shëndetësisë, e rritjes së pagave për të gjitha katergoritë, parti për shtetin!
Gëzuar atyre më meritorëve që edhe sot janë duke e zhvilluar betejën e fundit të luftës për liri, Hashimit dhe Kadriut, e që presim shpejt të jenë në mesin tonë!
Gëzuar për aktivistët besnikë të partisë, atyre që nuk lodhen asnjëherë!
Gëzuar për të gjithë PDK-në!



