9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

PDK: Qeveria dështoi me riatdhesimin e qytetarëve, Vetëvendosje e braktisi diasporën



Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në konferencën për media, ka ngritur shqetësimin e mijëra qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë mbetur jashtë vendit gjatë kohës së pandemisë, e që tani duan të kthehen në atdhe. Ajo tha se Qeveria e shkarkuar po ikë nga përgjegjësitë konkrete duke mashtruar qytetarët e diasporës.

“Bëhet fjalë për shtetasit tanë të cilët për arsye nga me të ndryshmet kanë udhëtuar jashtë vendit, kanë shprehur nevojën për t’u kthyer në vendlindje, por ende nuk iu është mundësuar kjo gjë.
Prononcimet e kabinetit qeveritar të shkarkuar, se gjoja qenkan duke e menaxhuar për mrekulli çështjen e riatdhesimit është mashtrim i pastër”.

“Rasti tragjik i të riut Agon Musliu që ndodhi si pasojë e neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së institucioneve shtetërore është dëshmia më e fortë e dështimit të këtij procesi.Po ashtu, gjatë ditëve të fundit janë bërë publike shumë fakte që dëshmojnë se procesi i riatdhesimit dhe i karantinimit është bërë në mënyrë abuzive, selektive e të politizuar”.

“Partia Demokratike e Kosovës që në fillim të pandemisë, ka luajtur një rol konstruktiv duke propozuar zgjerimin e kapaciteteve të karantinimit për të mundësuar rikthimin e menjëhershëm të të gjithë qytetarëve kosovarë të bllokuar jashtë vendit”.

Musliu ka theksuar se pas shtatë javësh pandemi, pa u kthyer kanë mbetur afër 75% e qytetarëve që kanë kërkuar të riatdhesohen.

Ajo tha se shumicës së tyre po iu shteron durimi, kanë mbetur pa punë, apo një pjesë ka shkuar për probleme shëndetësore e kanë nevojë të kthehen, ndërsa studentëve iu është ndërprerë shkollimi.

“Prandaj, shtetasit tanë që kanë ngelur jashtë vendit, sikurse e gjithë diaspora jonë, nuk duhet parë vetëm si burim votash e të ardhurash, sikurse po bën Lëvizja Vetëvendosje, por duhet parë edhe si përgjegjësi e këtij shteti. Arsyetimet që po jepen nga qeveria e shkarkuar Kurti për të justifikuar këtë braktisje, janë të pavërteta e absurde”, ka thënë Musliu gjatë konferencës për media sot.


TË FUNDIT

TË FUNDIT