22.3 C
Mitrovice
E martë, 2 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

​PDK prezanton planin për shëndetësinë, Hamza: Do të ndërtojmë spitalin e ri në Prishtinë dhe Mitrovicë

Zbatimi i sigurimeve shëndetësore, furnizimi i rregullt me barna esenciale dhe modernizimi i spitaleve në Prishtinë dhe Mitrovicë janë disa nga premtimet e Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto zotime u thanë në një konferencë për media nga i pari dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie Bedri Hamza.

Hamza tha se shëndetësia duhet të jetë e qasshme per të gjithë qytetaret, duke theksuar se “shëndetësia nuk është privilegj, është e drejtë”.

Ai premtoi gjithashtu ndërtimin e Spitalit të Prishtinës dhe spitalit të ri në Mitrovicë, si dhe krijimin e qendrave kombëtare të urgjencës mjekësore.

Hamza: Prezanton planin për shëndetësinë: sigurime shëndetësore, barna falas dhe spitale të reja.

“Do të zbatoj sigurimet shëndetësore në mënyrë që familjet të mbrohen nga shpenzimet e papërballueshme dhe askush mos të mbetet pa trajtim për arsye financiare. Nën dy, do të sigurojë furnizim të rregullt me barna esenciale dhe barna falas për pacientët me sëmundje kronike. Do të modernizojmë spitalet ekzistuese, do të investojmë në qendrat klinike universitare dhe do të ndërtojmë spitalin e Prishtinës, duke përfshirë edhe spitalin e ri të Mitrovicës. Do të krijojmë qendrat kombëtare të urgjencës mjekësore, që reagimi në raste emergjente të jetë më i shpejtë dhe efikas. Do të investojmë në teknologji dhe pajisje moderne diagnostikuese në mënyrë që qytetarët të mos presin me muaj për ekzaminime. Do të zbatojmë programin kombëtar për kancerin, me diagnostifikim të hershëm, skrining dhe trajtim sipas standardeve evropiane. Do t’i afrojmë shëndetësinë qytetarit përmes mjekësisë mobile, veçanërisht në zonat rurale dhe zonat e larta”, tha ai.

Ndër të tjerash, ai përmendi edhe krijimin e qendrave modern të rehabilitimit dhe kujdesit për pacientët që kanë nevojë për trajtim afatgjatë si dhe mbështetjen për prodhimin vendor farmaceutik.

Hamza në këtë Konferencë premtoi edhe digjitalizimi të sistemit shëndetësor me dosje elektronike, termine online si dhe projekte për mbrojtjen e qytetarëve nga kostot e larta të trajtimit shëndetësor.

I pyetur për koston e zbatimit të sigurimeve shëndetësore, Hamza tha se fondi do të mbështetet fillimisht nga buxheti i shtetit derisa të krijohen fondet përkatëse nga kontributet e punëdhënësve dhe punëtorëve.

“Asnjë projekt, të cilin e prezantoj, do të thotë nuk është që nuk e ka të kalkuluar koston. Disa shërbime, normalisht shërbimet shëndetësore, ato fillimisht duhet të jetë edhe një përkrahje prej buxhetit, derisa të krijohen fondet. Për shkak se aty do të paguajë edhe punëdhënësi, edhe punëtori…. 05:35…Nëse mjafton fondi që do të mblidhet, është në rregull, por fillimisht sigurisht se duhet të jetë përkrahja edhe prej buxhetit. Dhe te investimet kapitale, te spitalet, te të gjitha të tjerat janë të kalkuluara me detaje edhe të specifikuara për secilin shërbim. Disa të tjera mund të kryhen edhe brenda kostos aktuale, por duhet një riorganizim, sidomos te çështja ku ka ndonjëherë shpenzime më të mëdha, shërbime pak më shumë, po sidomos te çështja e ofrimit të shërbimeve për pacientët që janë në largësi edhe për pacientët që janë në pjesët rurale të Kosovës”, tha ai

Ndërkaq kanë kaluar gjashtë ditë prej kur ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë, derisa zgjedhjet pritet të mbahen më 7 qershor.

TË FUNDIT

TË FUNDIT