21.9 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

PDK paralajmëron VV-në dhe LDK-në: Do bëjmë protesta kundër juve

Zyrtari i PDK-së, Bekim Haxhiu Kamishi ka reaguar pas debatit se ku duhet të ndërtohet stadiumi kombëtar i Kosovës.

Haxhiu përmes Facebook-ut ka thënë se përpjekja e LDK-së dhe VV-së për të zhvendosur lokacionin e stadiumit kombëtar është shpërfaqje e mospajtimeve që kanë mes vete. Haxhiu i ka quajtur jugonostalgjike përpjekjet e LDK-së dhe VV-së për të izoluar Drenicën. “Nxitja e debateve për këtë cështje vë në pah shpërfaqjen e jugo-nostaligjekëve që ende pa e marrë pushtetin, pa i ndarë detyrat e prioritetet që ua kanë premtuar qytetarëve, u sulën në aksion për diferencim të çdo gjëje drenicase dhe izlouese ndaj Drenicës”, ka shkruar Haxhiu.

Zyrtari i PDK-së ka thënë se tendenca për zhvendosjen e ndërtimit të stadiumit kombëtar të Kosovës do të shkaktojë protesta kundër vendimit të VV-së dhe LDK-së. “Tentativa me zhvendos Stadiumin Nacional do të shkaktoj protesta te qytetarët dhe për pasojë do të ketë prolongim të projektit. Ky ndoshta është edhe qëllimi I tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT