Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka folur rreth mundësisë së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit pa qenë kandidat i propozuari i tyre.
“Ne do të bashkëpunonim me partitë në pushtet në rast se do të votohej kandidati i propozuar nga ne, pasi që nuk ka kuptim që opozita t’ia votojë presidentin partive në pushtet”, ka thënë Gashi në Prime Time të Kanal10.
Ai ka thënë se kandidatin për president mund ta propozojë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe pastaj të kërkojë përkrahje apo bashkëpunim me partitë në pushtet.